Joshua e provokon rëndë Furyn

Kampioni anglez i boksit në peshat e rënda, Anthony Joshua, do të përballet në muajin qershor për titull të kampionit të botës me Tyson Furyn.
Joshua i drejtohet boksierit britanezit Fury duke e provokuar. “Eja ta gjesh më të fortin”, shkruan “Sky News”, përcjell Zeri.info.
Si duket, Joshua e vlerëson shumë vetën e tij. Sa i përket titullit të botës, ai pretendon se është fitues.
“Ne po punojmë për këtë rreth muajit qershor. Do të jetë gati gjithçka”, theksoi Joshua.
Shtetet e Bashkuarta të Amerikës, Katari, Dubai, Singapori dhe disa vende të tjera shprehen dëshirë që meçi i shumëpritur të zhvillohej në këto vende.
Joshua e ka një koment në lidhje me këtë cështje. “Qoftë në Lindjen e Mesme, qoftë në kopshtin e shtëpisë, apo në ndonjë qytet të botës, unë jam i gatshëm që ta mposht atë”, theksoi Anthony Joshua.