Joshua flet për meçin e parë të tij në Amerikë – e ka një mesazh për Wilderin

Boks 21 Maj 2019 15:22

Anthony Joshua, në prag të sfidës më 1 qershor ndaj Andy Ruiz Junior, ka deklaruar se ka një plan të qartë – të pushtojë Amerikën. K

jo është sfida e tij e parë në SHBA, e cila mund të pasohet nga ajo ndaj Deontay Wilderit.

“Do ta fitoj këtë ndeshje të parë në Amerikë ndaj Ruiz Jr me nokaut teknik. Ky do të jetë vetëm hapi i parë për mua në këtë vend të ri. Kështu, fansat amerikanë do të më njohin dhe më pas do të jetë radha e Wilderit për të përfunduar në tapet”, u shpreh Joshua, kampion bote në kategoritë IBF, WBA dhe WBO.

Dueli i 1 qershorit ndaj Andy Ruiz Jr do të zhvillohet në stadiumin “Madison Square Garden” të Nju Jorkut, sfida e parë e Joshua në Amerikë.

“Unë e dëshiroj sfidën me Wilderin, bëmë gjithçka që ajo të zhvillohej më 13 prill. Unë kam ardhur në Amerikë edhe për Wilderin, për ta shkatërruar dhe për pushtuar këtë shtet”, u shpreh Joshua, që numëron 22 fitore dhe asnjë humbje në karrierë.