Joshua me premtim të madh para revanshit ndaj Ruiz

Boks 06 Shtator 2019 09:11

Joshua ka dhënë një premtim të madh para duelit të ardhshëm, kundër Andy Ruiz JR.

Anthony Joshua ka thënë se do t’i rikthejë titujt e kampionit dhe ka thënë se ai nuk do të ndalet asnjëherë.

AJ kishte pësuar humbje në Nju Jork, gjatë muajit qershor të këtij viti, kur u nokautua katër herë nga meksikani.

Por, 29 vjeçari tashmë do të ketë mundësinë e revanshit, në një duel që zhvillohet në Arabi dhe ka premtuar se do t’i rikthejë titujt.

“Për sa kohë që unë marr frymë, do të vazhdojë të luftojë, me pasion për boksin” ka thënë Joshua.

“Unë pësova humbje në ndeshjen e tretë si amator. Nëse do të ndalesha aty, nuk do të kishte tani. Humba në çerekfinalen e Evropianit. Nëse do të ndalesha aty, nuk do të kishte tani. Të ndalem nuk është në ADN time” ka thënë tutje britaniku.

“Të gjithë në këtë dhomë kanë kaluar në gjëra të ndryshme ku askush nuk u ka besuar. Unë do t’i rifitojë titujt e mi” ka thënë ndër të tjerash AJ.

Dueli mes Joshua dhe meksikanit Andy Ruiz do të zhvillohet më 7 dhjetor të këtij viti.