Joshua mund të përballet me Fury, para duelit me Pulev – ky është skenari

Boks 20 Mars 2020 23:50

Anthony Joshua dhe Tyson Fury mund të përballen më herët sesa keni menduar.

Edhe pse Joshua dhe Fury kanë caktuar meçet e tyre me Pulev dhe Wilder, situata mund të ndryshojë.

Sipas Eddie Hearn, promotorit të Joshua, për shkak të pandemisë Covid-19, Fury dhe Joshua mund të jetë ndeshja e radhës.

“Krejt rastësisht, dueli Joshua – Fury mund të ndodh më herët, madje para asaj me Pulev, nëse ndeshja me Pulev shtyhet për pas verës” ka thënë Hearn.

“Dua të them, çdo gjë është e mundur, por sigurisht se Wilder do të kërkojë revanshin” shtoi promotori.

Mbetet të shihet nëse koronavirusi do të shtyjë duelin mes Joshua dhe Pulev, dhe të aranzhohet një duel me Fury.

-->