Joshua ndez luftën me Tyson Furyn, ja çfarë thotë boksieri anglez

Boks 11 Mars 2021 12:03

Anthony Joshua është gati të vendosë titujt WBA Super, IBF dhe WBO në listën e trofeve të tij kundër mbretit të WBC0-së Tyson Furyt në luftën e planifikuar që të zhvillohet gjatë verës për të kurorëzuar kampionin e padiskutueshëm të botës në pesha të rënda.

Dhe ndërsa ai beson se Gypsy King, i pamposhtur, 32 vjeçarë, mund të jetë duke kërkuar të përfundojë karrierën e tij, Anthony Joshua këmbëngul që ky është vetëm fillimi i më shumë sfidave që do të vijnë, përcjellë KosovaPress.

Duke folur për “JD Sports”, ai tha: “Ai mund të sjellë çfarë të dojë, nuk ka rëndësi për mua. Provokimet e konferencës për shtyp, ngacmimet e luftës, duart pas shpine, i dua ato gjëra.”

“Kjo është e gjitha pjesë e lojës, ju e dini që është puna e tij, por puna ime është ta mbyll shfaqjen”, vazhdoi Joshua..

“Ai është një akt ngrohje për mua. Ai është atje për të bërë gjithë ato gjëra, por në fund të fundit puna ime është ta mbyll shfaqjen dhe kjo është e gjitha që ka rëndësi.”

“Nëse ai po shkon drejt fundit të karrierës, për mua, unë kam akoma aq shumë sa dua të bëj në këtë lojë boksi. Rruga për të padiskutueshmin është pjesë e udhëtimit, nuk është fundi.”

“Kjo është arsyeja pse e di që do ta kaloj këtë luftë sepse po e kaloj pranë tij. Unë dua më shumë, këtu nuk mbaron asgjë. Detyra ime është ta mbyll shfaqjen dhe kjo është gjithçka që ka rëndësi.”

Në fund, Joshua, 31 vjeç, shtoi:

“Lufta, dashtë Zoti, do të jetë këtë vit. Unë jam duke thënë se do të jetë këtë vit dhe do të jem fitimtar.”

-->