Joshua planifikon një ndryshim të madh para revanshit me Andy Ruiz JR

Boks 08 Gusht 2019 23:27

Ylli britanik i boksit, Anthony Joshua, është duke planifikuar një ndryshim të madh, i cili mund të ketë rrol të madh në të ardhmen e karrierës së tij.

Joshua duhet të përgatitet për revanshin me Andy Ruiz JR, me synimin për t’i rikthyer titujt e humbur në ‘Madison Square Garden’.

Britaniku ka thënë se do të bëjë ndryshime në stafin trajnues para këtij dueli, edhe pse trajneri i tij do të mbetet Rob McCracken.

“McCracken është më shumë se trajner. Ai është njeriu që më ndihmoi si person dhe ndihem sikur ai më ka bërë person më të mirë në jetë” ka thënë fillimisht Joshua, transmeton lajmi.net.

“Si trajner, ai më dërgoi në Lojërat Olimpike. Besoj se ka opsione; Një: Qëndro ashtu si je; dy: Shto diçka tek këto që kemi, apo tre: Heq Rob dhe ndrysho gjithçka” ka thënë tutje AJ.

Joshua ishte nokautuar katër herë nga Ruiz, para se gjyqtari ta ndalte ndeshjen, për t’i shkuar tituj meksikanit.