Joshua – Ruiz, vendoset data dhe ora e meçit të shumë pritur

Sporte luftarake 26 Nëntor 2019 09:23

Është vendosur data dhe ora e meçit të shumë pritur ndërmjet Anthony Joshua e Andy Ruiz.

Boksieri britanik Anthony Joshua do të përballet me meksikanin Andy Ruiz Jr për herë të dytë brenda këtij viti.

Në qershor, Ruiz kishte shkaktuar njërën ndër befasitë më të mëdha në dekadën e fundit duke e mposhtur Joshuan.

Kësaj radhe, britaniku do të kërkojë hakmarrje për të rikthyer titujt e WBA, IBF, WBO and IBO në peshat e rënda.

Meçi do të zhvillohet të shtunën, më 7 dhjetor dhe ecja në ring pritet të bëhet nga ora 23:00 në kohën tonë lokale (1 e mëngjesit në Arabinë Saudite).

-->