Joshua vs Ruiz Jr: Të gjitha detajet që duhet të dini rreth këtij dueli

Boks 31 Maj 2019 08:54

Kampioni i botës në peshat e rënda Anthony Joshua do të kthehet në aksion këtë fundjavë.

Joshua që i ka të gjithë titujt e unifikuar të divizionit, po përgatitet për ndeshjen e tij të parë në SHBA, ndërsa ai do të përballet me Andy Ruizin Jr në Madison Square Garden në New York City.

Ai ishte në ring për herë të fundit në shtator, kur e mposhti Alexander Povetkin në Wembley Stadium për të zgjeruar rekordin e tij në 22-0.

Do të takohet me Ruizin, i njohur si ‘The Destroyer’, i cili ka pasur një titull botëror më parë, por e humbi ndaj Joseph Parker në vitin 2016.

Ku dhe kur zhvillohet dueli Joshua vs Ruiz Jr?

Ky duel i titullit botëror do të zhvillohet të shtunën, më 1 qershor.

Madison Square Garden është vendi ku do të zhvillohet dueli

AJ do të dal në ring në ora 3:00 sipas orës tonë.

Për çka luftohet?

Anthony Joshua do të përballet me Andy Ruiz Jr ku në tavolinë janë katër titujt që i mban britaniku. (IBF, IBO, WBA, WBO).

Statistikat e boksierëve dhe pesha e gjatësia

Të dy boksierët kanë moshë të njëjtë, 29 vjeç dhe kanë një karrierë të jashtëzakonshme në boks.

AJ ka zhvilluar 22 ndeshje, ku të gjitha i ka fituar, ndërsa 21 prej tyre me nokaut.

Në anën tjetër Ruiz i ka zhvilluar 33 ndeshje, ku ka 32 fitore dhe vetëm një humbje. Ai i ka 21 fitore me nokaut.

AJ është i gjatë 208 centimetra, ndërsa pesha e tij është diku rreth 112 kilogram.

Në anën tjetër meksikani është shumë më i shkurtër, diku 188. Pesha e Ruiz është 116 kilogram.

Çfarë thanë ata para duelit?

Anthony Joshua: “Nuk ka të bëjë me atë që si dukeni, është një zanat, një aftësi dhe çfarë ke në zemrën dhe në kokën tënde, kjo ka rëndësi në fund”.

“Andy ka treguar se i ka të gjitha, ai mund të luftojë, kjo është ajo që ka rëndësi. Mendoj se Andy është një sfidues i madh dhe do ta tregojë këtë më 1 qershor”.

Andy Ruiz Jr: “Ka shumë dyshues, ka shumë urryes atje, por unë iu them të gjithëve, mos e gjykoni një libër nga kopertina e saj”.

“Dua që njerëzit të më nënvleftësojnë, sepse kur të hyj në ring do t’i befasoj ata”.

Cilat janë shanset dhe kuotat në baste?

Anthony Joshua për të fituar: 1.03

Andy Ruiz Jr për të fituar: 13.00

Barazim: 1.03