Ju flet njeriu më i pafat i mbrëmjes, Edon Zhegrova, deklarata e tij është emocionuese

Nations League 11 Tetor 2018 23:20

Mesfushori i Kosovës, Edon Zhegrova, sonte ishte njeriu më i pafat në fushë, në fitoren që e arriti Kosova ndaj Maltës me shifrat 3:1 në stadiumin Fadil Vokrri në Prishtinë, raporton Insporti.com.

Ai e goditi dy herë shtyllën ndaj Maltës.

Futbollisti i Genkut, tha se Kosova luajti mirë. “Isha i pafat. Rëndësi kanë pikët dhe dua që ta fitojmë edhe ndeshjen e radhës. Tifozët kanë bërë përkrahje të madhe. Jam i lumur që trajneri më dha rastin dhe dua ta kontribuojë për shtetin tim”, deklaroi Edon Zhegrova për SuperSport Kosova pas ndeshjes.

Kosova do të zhvilloj ndeshjen e radhës në Ligën e Kombeve e luan të dielën kundër Ishujve Faroe. /Insporti.com/