A ju kujtohet kjo humbje bizare e Real Madrid (Video)

Futboll 04 Mars 2018 12:34

Ndeshja e djeshme në La Liga në mes Real Madrid dhe Getafe, na rikujtoi një moment interesant 10 vite më parë.

Takimi i djeshëm përfundoi me fitore të “Los Blancos” 3-1 kundër Getafe, por një dekadë më herët kishte ndodhur një prej momenteve më bizare në historinë e këtyre dy skuadrave.

Ishte duke u zhvilluar pjesa e dytë e ndeshjes Real Madrid – Getafe në vitin 2008 në “Bernabeu”, kur Arjen Robben, atëherë lojtarë i Real Madrid, kishte shënuar, por goli nuk ishte pranuar dhe derisa lojtarët madrilenë po festonin, ata të Getafe-s e nisën lojën shumë shpejt dhe më një aksion të shpejt, nigeriani Uche shënoi në pjesën tjetër të fushës, duke qenë edhe goli i vetëm dhe i fitores në këtë ndeshje. /Insporti.com

 

-->