“Ju shkatërrova gjendjen shpirtërore”, ja goli i vetëm që Messi ka shënuar dhe u ka kërkuar falje kundërshtarëve

Futboll 13 Prill 2020 23:43

Leo Messi është një nga futbollistët që ka shënuar më shumë gola në histori të futbollit, ku ka vendosur edhe rekorde të shumta.

Të gjithë golat argjentinasi i ka festuar me shokët e ekipit, por ka një për të cilin ai ka kërkuar falje pasi shënoi. Është goli ndaj River Plates në vitin 2015, kur Barcelona luante me ekipin argjentinas në finalen e botërorit të klubeve.

Pikërisht atë ndeshje shënonte Messi, i cili ndryshe nga gjithë herët e tjera, i kërkoi falje tifozëve të River Plates.

“Unë e di sa shumë punuan argjentinasit për të arritur deri në Japoni dhe të ndiqnin ekipin e tyre, me shumë përpjekje.

Dhe, isha unë argjentinasi që shënoi golin dhe shkatërroi gjendjen e tyre shpirtërore dhe entuziazmin. Unë nuk e di nëse ata e pranuan faljen, por unë me të vërtetë e pashë të nevojshme të kërkoja falje.”, u shpreh Messi në atë kohë.

-->