Julio Cesar e tradhton Mourinhon, ia qet të palarat

Futboll 19 Prill 2018 13:53

Portieri brazilian Julio Cesar, i cili njihet për sukseset e tij me ekipin e Inter, me të cilët e fituan tripletën, së fundmi ka zbuluar për mediat në Brazil një muhabet që e kishte pasur me trajnerin Jose Mourinho në vitin 2013, derisa portugezi ishte në stolin e Inter.

Në atë kohë, Cesar e fitoi Kupën e Konfederatave me Brazilin në finale kundër Spanjës, të cilën e mundën 3-0 dhe si rrjedhojë, jo vetëm e kësaj sfide, por edhe pse në atë kohë Cesar ishte në top forma, ai u shpall portieri më i mirë i kompeticionit.

Mirëpo, në momentin që e mori çmimin, ai e kishte veshur bluzën e Iker Casillas, të cilën e kishte si nderim për karrierën e pabesueshme që rivali i tij e kishte.

“Kur u ktheva në dhomat e zhveshjes, pashë një mesazh të Mourinhos në celularin tim, ku shkruhej ‘A je i çmendur. Është Casillas ai që duhet të veshë fanellën tënde dhe jo ti të tijën’. Pastaj më tha se unë me një dorë të vetme prisja më shumë se Casillas që mund të preet me dy duart”, ka treguar Julio Cesar.

“Më pas Iker erdhi për të më falënderuar për gjestin në dhomat e zhveshjes, foli me mua dhe i thashë se duhej të përballej me Mourinhon, një person i vështirë, por të cilin duhej ta përballonte. Murinhos i pëlqen gjithmonë të përplaset me lojtarët që cilësohen si yjet në ekipet që drejton”, ishin fjalët e ish-portierit brazilian.

Kujtojmë që Iker Casillas para se Mourinho ta ulte në stol, ishte një nga futbollistët më të mirë në Spanjë, dhe në mënyrë absolute portieri më i mirë. Pavarësisht se portugezi e uli në bankinë, Casillas vijonte të ishte titullar me Kombëtaren e Spanjës. /Insporti.com

-->