Juniorët e Kombëtares hyjnë në javën e fundit të përgatitjeve për Botëror

Kombëtarja 08 Korrik 2019 21:57

Juniorët e Kombëtares së Kosovës po vazhdojnë punën intenzive para paraqitjes historike në kampionatin botëror që zhvillohet në Spanjë nga 16 deri më 28 korrik.

Është java e fundit e përgatitjeve, ndërsa trajneri, Fatmir Muhaxheri dhe ndihmësi i tij, Benon Brahushi, janë të kënaqur me angazhimin e djemve tanë.

Botërori është ngjarje kulmore, por ka optimizëm e besim për paraqitje të dinjitetshme.