Jurgen Klopp bën show me përkthyesin në konferencën për shtyp (Video)

Futboll 24 Prill 2018 09:52

Sonte zhvillohet ndeshja e parë gjysmëfinale e Champions League në mes Liverpool dhe Roma në stadiumin “Anfield” dhe si zakonisht konferencat për shtyp para ndeshjes, zgjojnë interesim për shkak se mundohet të kuptohet lidhur me taktikat ose pak a shumë përbërjen e lojtarëve.

Megjithatë, në konferencën për shtyp të trajnerit të Liverpool, Jurgen Klopp, u krijua një show i vërtetë në mes tij dhe përkthyesit italian, i cili përkthente për mediumet italiane.

Shikoni videon interesante të kësaj konference dhe shikoni reagimet e shpërthimit e Jurgen Klopp. /Insporti.com

-->