Jurgen Klopp flet për gjendjen e Salah – kjo është gjendja e tij

Futboll 05 Maj 2019 08:42

Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp, ka qetësuar tifozët e Liverpoolit duke thënë se gjendja shëndetësore e Salah është e mirë.

Lojtari më i mirë i skuadrës nga Liverpooli, egjiptiani Mohamed Salah pësoi një lëndim në kokë, pas një përplasje të fortë me portierin vendas, Dubravka.

 

“Salah? Fol me të pas ndeshjes. Ai u përplas me portierin dhe doktori tha që duhet të dilte jashtë. Megjithatë nuk duket një dëmtim serioz, ai ishte në dhomën e veshjeve dhe ka shikuar golin e fitores”, ka deklaruar Klopp, transmeton Insporti.com.

Liverpooli fitoi një nga ndeshjet më dramatike në këtë sezon në garën për titull të kampionit ndaj Newcastle si mysafir me rezultat 3:2.

Vlen të theksojmë se në këtë fitore rol të madh pati ylli shqiptar, Xherdan Shaqiri, i cili asistoi golin e tretë për Divock Origi. /Insporti.com/

-->