Jurgen Klopp i kërkon falje Real Madridit

Futboll 14 Prill 2021 11:10

Trajneri i “Të Kuqëve”, Jurgen Klopp, ka kërkuar falje që e kishte quajtur qendër stërvitore stadiumin e dytë të Real Madridit, “Alfredo di Stefano”, duke thënë e kishte për qëllim ta fyejë askënd, përcjell Insporti.

Klopp u sqarua duke thënë se nuk ka dashur ta ofendojë askënd.

“Njerëzit e kanë bërë punë të madhe këtë gjë. Unë nuk kam dashur të ofendoj”, tha Klopp të martën.

“Nëse ata mendojnë se (Di Stefano) është stadiumi në të cilin duan të luajnë, atëherë për mua është plotësisht në rregull”.

Ai shtoi: “Nëse dikush është ofenduar na unë, kërkoj falje. Nuk ishte qëllimi im ai”. 

-->