Jurgen Klopp kërkon të blej tek Real Madrid

Futboll 08 Mars 2018 15:39

Trajneri i Liverpool, gjermani Jurgen Klopp, është duke u interesuar për një transferim që mund të vjen nga ekipi mbretëror i Real Madrid.

Shtypi spanjoll pohon se trajneri gjerman dëshiron ta sjellë përfaqësuesin spanjoll në “Anfield”, duke sugjeruar se fondet e mbledhura nga shitja e Philippe Coutinhos do të jenë më shumë se të mjaftueshme për ta transferuar 26-vjeçarin.

Fjala është për mbrojtësin Dani Carvajal, të cilin “Los Blancos” nuk do ta lëshojë aq lehtë dhe do mundohet ta mbajë në “Bernabeu” me çdo kusht.

Mirëpo, po ashtu bëhet e ditur se edhe CArvajal, nuk ka plane që të largohet nga klubi mbretëror spanjoll. /Insporti.com

-->