Jurgen Klopp: Nëse vazhdon kështu, do të largohem nga futbolli

Futboll 23 Qershor 2019 14:19

Trajneri gjerman i Liverpoolit, Jurgen Klopp nuk është aspak i kënaqur me drejtimin që ka marr futbolli në këto vitet e fundit, shkruan Insporti.com.

Shifrat astronomike të shpenzuara nga klubet si PSG, Manchester City, Real Madrid ka bërë që tregu i transferimeve të futbollistëve të ndryshojë totalisht dhe të bëhet një “oqean” i pa arritshëm për shumë skuadra.

Klopp i cili njihet si një trajner që nuk dëshiron të shpenzojë shumë të mëdha parash edhe pse vitin e kaluar ai vendesoi të lëshojë dorën për transferimet e Virgil Van Dijk dhe Allison Becker.

Gjermani 52 vjeçar ka deklaruar se nëse nuk ndryshon kjo gjendje, atëherë ai do të largohet nga futbolli.

“Kur isha në Gjermani, më dukej sikur Bayern Mynih ishte një pus që nuk kishte fund. Çdo sesion të merkatos harxhonte shumë. Sikur kishte gjithnjë 100 milionë stërlina në dispozicion”, thotë Klopp.

“Në një kampionat, kur ke kaq shumë diferenca në merkato me rivalët, kjo s’jell edhe prishje të garës, pasi shumë skuadra nuk mund të shpenzojnë kaq shumë parà. Merkato ka ndryshuar më shumë nga sa kisha menduar. Po shkojmë drejt asaj që kisha frikë: Futbolli po kthehet më shumë në një çështje parash dhe biznesi. Ky nuk është futboll, nëse kjo gjë vazhdon kështu, do të largohem përgjithnjë”, shtoi Klopp.

“Unë ndihem njësoj si dikur, i gjallë dhe jetoj me futbollin. Siç kam bërë gjithnjë”, thotë Klopp, që pranon se merkato e bën një ekip më të fortë. Liverpool është një klub ambicioz. Nëse nuk shpenzon në merkato kaq shumë parà sa ekipet e tjera rivale nuk do të jemi në gjendje të rivalizojmë me ta. Të gjithë shpenzojnë shumë ndaj edhe ne duhet të veprojmë si ata”, ka përfunduar Klopp.

Klopp sezonin që shkoi fitoi Ligën e Kampionëve me skuadrën e Liverpoolit, duke mposhtur në finale Tottenham me rezultat 2:0. /Insporti.com/

-->