Jurgen Kloppi pati një arsyetim interesant për gabimin e tmerrshëm të Adrianit kundër Chelseat

Futboll 04 Mars 2020 18:25

Ëndrra e Liverpoolit për tripletë u shkatërrua mbrëmë, pas disfatës 2-0 nga Chelsea në FA Cup.

Jurgen Klopp i bëri të qarta pretendimet e tij për këtë kompeticion këtë fushatë, madje duke u mos u paraqitur fare në ndeshjen kundër Shrewsburyt, por në “Stamford Bridge” ai startoi me emra si Virgil van Dijk, Fabinho dhe Sadio Mane në 11-she, transmeton Periskopi.

Por “Të Kuqtë” luajtën dobët dhe me plot meritë u eleminuan. Ata e gjetën veten në disavantazh pas vetëm 13 minutave, kur portieri Adrian e devijoi topin në rrjetën e tij, pas goditjes së Willianit.

Spanjolli, i cili startoi në vend të Alisson Beckerit, është dashur ta priste atë goditje por mungesa e koncentrimit i kushtoi në fund.

Mirëpo, duket se Klopp mendon ndryshe për këtë rast.

Tekniku i Liverpoolit i doli në mbrojtje Adrianit, duke dhënë një arsyetim interesant, derisa fajësoi topin e FA Cup.

“Goli i parë, ne humbim një top, sa ishte 18, 19 metra larg portës?,” tha Klopp.

“Karakteristika specifike e topit dhe teknika e Willianit e bëri jetën shumë të vështirë.”

“Para asaj Adrian bëri një pritje sensacionale. Ai kapi topin dhe rifilloi shpejt, gjë që ishte ide e mirë, por jo të gjithë ishin të gatshëm.”

“Fabinho ishte i befasuar nga pasimi. Ne deshëm të luanim kështu por humbëm atë top dhe ata e përfunduan aksionin.”

-->