Jurgen Uldedaj rikthehet bindshëm në ring, fiton me nokaut

Boks 18 Korrik 2021 11:45

Boksieri lezhjan, Jurgen Uldedaj ishte thjeshtë fantastik në duelin ndaj ukrainasit Dmitri Serguta të cilin e mposhti me nock-out në raundin e 7-të, transmeton Insporti.

Kjo ishte fitorja e 14-të e 23-vjeçarit që bokson në kategorinë “Cruiser”, deri në 90 kilogram.

Uldedaj prej vitesh stërvitet në Gjermani nën urdhrat e trajnerit Dirk Dzemski dhe promotorit më të njohur në Gjermani Ulf Steinforth.

Me kalimin e viteve Uldedaj ka legjitimuar veten si bokseri numër një në peshën “Cruiser” në skenën gjermane të boksit.

-->