Justin Gaethje ishte duke fituar luftën ndaj Khabibit sipas vlerësimit të gjyqtarëve

Sporte luftarake 25 Tetor 2020 10:17

Khabib Nurmagomedov u konfirmua sërish një kampion absolut në sportet luftarake (MMA), shkruan Insporti.

Khabib Nurmagomedov fitoi ndaj Justin Gaethje në UFC 254, duke e lënë pa ndjenja në raundin e dytë luftëtarin amerikan i cili u dorëzua deri në fund.

Justin Gaethje pas luftës pretendoi se ai ishte duke fituar me pikë ndaj Khabibit dhe rezultati i publikuar i gjyqtarëve të takimit i ka dhënë të drejtë amerikanit.

Two of the three judges after the headline clash at UFC 254 had scored Gaethje in the lead

Ben Cartlidge dhe Sal D Amato e kishin vlerësuar raundin e parë 10-9 në favor të Justin Gaethje ndonëse ai kishte më pak goditje se Khaibi me vetëm Derek Clearly që vendosi në favor të rusit nga Dagestani.

Khabib, who announced his retirement after his win, defeated Gaethje with a triangle choke

Khabib Nurmagomedov fitoi me nokaut teknik kur në raundin e dytë mbërtheu Gathje i cili mbeti pa ndjenja në kafaz.

Ky ishte vetëm raundin i dytë në karrierë që Khaibi ka humbur në UFC, me të parin që erdhi në luftën ndaj irlandezit Connor McGregor, të cilin po ashtu e fitoi me nokatut teknik.

Dana White, presidenti i UFC-së ka treguar pas luftës se Khabib Nurmagomedov ishte hospitalizuar vetëm tri javë para luftës ndaj Justin Gaethje me një këmbë të thyer.

Pas luftës, Khabibi njoftoi tërheqjen nga UFC duke u shprehur se nuk do të luftonte më pas vdekjes së babait të tij.

Kjo është ndeshja ime e fundit, nuk ka asnjë shans të kthehem pa babanë tim“, deklaroi kampioni rus, i cili nuk i përmbajti emocionet në fund të takimit./Insporti.com/

-->