Juve gati i nxjerrë paratë e transferit – shikoni sa fanella të Ronaldos janë shitur

Futboll 16 Korrik 2018 22:03

Transferi i Cristiano Ronaldos në Juventus i ka kushtuar klubit italian 140 milionë Euro, me atë që Ronaldos duhet të paguhet 30 milionë Euro netto për secilin nga katër sezonet që do ti kalojë në klubin nga Torino, nëse i përmbahet kontratës deri në fund.

Mirëpo, një përqindje të konsiderueshme të parave të Juventus i ka investuar në Ronaldon tashmë i ka nxjerrë.

Sipas tabloidit britanik The Sun, 520 mijë fanella të Cristiano Ronaldos janë shitur deri më tash, kurse tërë vitin 2016 Juventusi kishte shitur diçka më shumë se 800 mijë fanella.

Pikërisht ky ndryshim drastik në shitje të fanellave, bashkë me rritjen gjashtë shifrore që e ka pasur Juventusi në instagram dhe platformat tjera sociale që nga ardhja e Ronaldos, tregojnë se në kuptimin e të bërit biznes, transferimi i portugezit ka qenë veprim i qëlluar.

-->