Juventus 1-1 Torino/ Vojvoda kompleton 90 minutëshin, me këtë notë u vlerësua paraqitja e tij

Futboll 18 Shkurt 2022 23:35

Juventusi dhe Tonino luajtën baras me rezultat 1-1 në kuadër të javës së 26-të të Serie A.

Mattijs de Ligt shënoi për Juventusit, ndërsa Andrea Belotti ishte ai që shënoi për Torinon.

Mbrojtësi holandez De Ligt ishte më i vlerësuari në ndeshje me notën 7.8.

Pas tij u vlerësua Mandragora me notën 7.6.

Paraqitja 90 minutëshe e Mërgim Vojvodas u vlerësua me notën 6.9, nga SofaScore.

Denis Zakaria ishte lojtari më i dobët në fushë me notën 6.3.

-->