Juventus – Ajax, Allegri flet për mungesat dhe lojtarët që do të jenë gati

Futboll 15 Prill 2019 22:42

Në prag të Champions League, para ndeshjes Juventus – Ajax, ka folur trajneri i “Zonjës së Vjetër”, Massimiliano Allegri.

Juve barazoi 1-1 në ndeshjen e parë, çka do të thotë se një barazim 0-0 në “Allianz Stadium” mund t’i kualifikojë ata tutje në gjysmëfinale të Champions League.

Por, trajneri i “Zonjës së Vjetër” e di se nuk do të jetë aspak e lehtë ndaj një skuadre si Ajaxi sipas të cilit, javën e kaluar vërtetoi se janë ekip i talentuar.

“Duhet të bëjmë më mirë se në ndeshjen e parë. Ata janë shumë të mirë dhe e dëshmuan”, tha Allegri.

“Në udhëtim nuk janë mposhtur ende, nesër të shpresojmë që do të jetë hera e duhur. Duhet të jemi më të mirë në ndërtimin e lojës”.

“Chellini do të grumbullohet sot me ekipin për tu ulur në tavolinën e drejtuesve për të darkuar. Të tjerët, Mandzukic është jashtë, pastaj duhet të jemi 16 ose 17. Jemi një numër i mjaftueshëm për të mund të luajtur kundër Ajax”, vijoi tekniku bardhezi.

“Me siguri do të rikthehet Emre Can që ndodhet në konferencë me mua. Sa i përket Dybalas, Douglas Costas apo Kean, mund të jenë të tre ose edhe asnjëri prej tyre”.

“Mbrojtës i majtë nesër do të luajë Alex Sandro. Spinazzola ka bërë shumë mirë, por nuk është mësuar për këso lloje ndeshjesh, që duhet të jesh i përgatitur mirë fizikisht dhe psiqikisht”, shtoi ai mes tjerash.

Për këtë ndeshje, Juve do të ketë Ronaldon në 100%, i cili javën e kaluar luajti titullar me vetëm pak ditë stërvitje.