Juventus apo Manchester City? Ylli portugez befason me përgjigjen

Nations League 06 Qershor 2019 15:35

Manchester City apo Juventus? E ardhmja e Joao Felix lëviz mes këtyre dy skuadrave. Ylli i Benficas, i cili debutoi me Portugalinë në ndeshjen e Nations League kundër Zvicrës, duhet të ndryshojë ekip në afatin kalimtar të verës.

Siç u tha, për të interesohen “Qytetarët” dhe “Zonja”. Klauzola për prishjen e parakohshme të kontratës së tij është 120 milionë euro. Gjithsesi, ai nuk mendon për këtë, të paktën për momentin.

“Jam i përqendruar vetëm te kombëtarja”, ka thënë Felix. “Do ta zgjidh këtë situatë vetëm pasi të ketë mbaruar Nations League. Jam shkëputur edhe nga rrjetet sociale në këto ditë, sepse nuk dua të dëgjoj asgjë”, ka shtuar portugezi.