Juventus dështon, Interi vazhdon me fitore

Uncategorized 25 Prill 2021 17:13

Juventusi dështoi si mysafirë, duke barazuar me rezultat 1:1 me Fiorentinën, kurse skuadra e Inter ka shënuar fitore me rezultat 1-0 kundër Veronas.

Në minutën e 29-të, Vllahovic kaloi në epërsi Fiorentinën, ndërsa Morata barazoi në minutën e parë të pjesës së dytë përkatësisht të 46-tën.

Matteo Darmian e shënoi golin e vetëm dhe të tri pikëve për skuadrën e Antonio Contes në Giuseppe Meazza të dielën kundër Veronas

Kjo fitore nënkupton se Interi tani ka krijuar një epërsi prej 13 pikëve ndaj Milanit, i cili e ka një ndeshje më pak të zhvilluar, dhe po aq ndaj Juventusit në vendin e tretë. /Insporti.com/

-->