“Juventus gaboi me Cristiano Ronaldon”

Futboll 19 Tetor 2021 19:18

Presidenti i Federatës së Futbollit të Italisë, Gabriele Gravina ka lëshuar një deklaratë lidhur me yllin e Manchester United, Cristiano Ronaldon, transmeton Insporti.

Gravina deklaroi se Juventusi gaboi kur e transferoi Cristiano Ronaldon nga Real Madrid.

“Nuk besoj se Juventusi bëri lëvizje të mirë me transferimin e Ronaldos. Ardhja e tij në Itali ishte e mirë për futbollin italian, por jo operacion pozitiv edhe për Juventusin”, insistoi Gravina. 

Me Juventusin Ronaldo shënoi 101 gola në 134 ndeshje dhe fitoi 5 trofe, përfshirë këtu dy tituj kampioni në Serie A.

-->