Juventus merr fitore të madhe në Ukrainë, Morata me dy golësh

Futboll 20 Tetor 2020 20:49

Juventusi ka mposhtur Dynamo Kievin me rezultat 2-0 në ndeshjen e javës së parë të fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve.

Zonja e Vjetër shënoi fitore përkundër mungesave të mëdha si ajo e Ronaldos e De Ligt dhe më vonë lëndimit të Chiellinit gjatë ndeshjes.

Alvaro Morata shënoi të dy golat në këtë sfidë të vështirë për italianët.

Ai shënoi fillimisht në minutën e 46-të dhe më pas në minutën e 84-të.

Me këtë fitore, Juventus merr kreun e tabelës me 3 pikë derisa pret ndeshjen e orës 21:00 në mes të Barcelonës dhe Ferencvaros.

-->