Juventus mposht Atalantan – fiton trofeun e Kupës së Italisë

Futboll 19 Maj 2021 22:59

Juventusi ka arritur që ta fitojë së paku një trofe për këtë sezon.

Skuadra e drejtuar nga Andrea Pirlo ka fituar sonte Kupën e Italisë, duke vazhduar kështu dominimin në këtë garë.

Në finalen e zhvilluar sonte në “Mapei Stadium”, “Zonja e Vjetër” shënoi fitore me rezultat 2-1 ndaj Atalantas.

Dejan Kulusevski dhe Federico Chiesa shënuan golat e fitores për Juventusin, kurse golin e vetëm për Atalantan e shënoi Ruslan Malinovskyi.

Për Juventusin është kjo hera e 14-të që e fiton trofeun e Kupës së Italisë, më shumë se çdo klub tjetër italian. 

-->