Juventus nuk fiton pa Ronaldon, Chiesa debuton me karton të kuq

Futboll 17 Tetor 2020 22:55

Juventus bën një tjetër hap fals në kampionat, duke mos shkuar më shumë se një barazim 1-1 në transfertën ndaj Crotones. Pa Ronaldon dhe Dybala-n, skuadra bardhezi nuk ka mundur që të triumfojë, teksa Chiesa debutoi me asist, por dhe karton të kuq.

Sfida nisi në malore për skuadrën torineze. Në minutën e 12-të, Bonucci shkakton një penallti, që do të kthehej në gol nga Simy nga pika e bardhë.  Reagimi i bardhezinjve do të ishte i shpejt, teksa 9 minuta më pas do të bëhej protagonist Chiesa. Sulmuesi italian dha një asist fantastik për Moratën në golin e barazimit të shënuar nga Morata në minutën e 21-t.

Mesfushori italian do të gabonte krejtësisht në pjesën e dytë duke u ndëshkuar me karton të kuq, pasi ndërhyri në mënyrë të gabuar ndaj një kundërshtari. Ai u bë futbollisti i parë që debuton me karton të kuq te skuadra bardhezi.

Edhe pse me një futbollist më pak në fushë, Juventusi e kërkon me ngulm golin, madje do ta gjente me Moratën në minutën e 76-të, por arbitri i ndihmuar edhe nga VAR e anuloi për pozicion jashtë loje. Në minutat në vijim skuadra Pirlos e pati të vështirë krijimin e rasteve për shënim, duke marrë barazim e dytë radhazi në transfertë.

-->