Juventus përdor lojtarin e saj për ta bindur Martial

Futboll 30 Mars 2018 11:23

Anthony Martial për shkak se nuk po ka minuta të shumtë tek Manchester United nga trajneri Jose Mourinho, tash e një kohë thuhet se ka shfaqur pakënaqësi dhe së fundmi po konsiderohet nga skuadra italiane Juventus.

Megjithatë, Man.United më herët ishte shprehur se nuk janë të interesuar ta largojnë francezin nga “Old Trafford , sepse Martial bënë pjesë në planet e “Djajve të Kuq” për të ardhmen, por Mourinho dëshiron ndryshime në skuadër dhe sinjalin e parë për francezin e dha duke e transferuar Alexis Sanchez.

Mirëpo, për t’ia bërë vendimin më të lehtë Martial, italianët e Juventus janë duke e përfshirë edhe një lojtarë në marrëveshje, i cili si “detyrë” ka ta bind Martial të kalojë në Torino.

Bëhet fjalë për francezin tjetër, mesfushorin Blaise Matuidi dhe “Zonja e Vjetër” është e gatshme të përdor të gjitha format, në mënyrë që ta sjell Martial në Itali, lojtarë të cilin e kishte dëshiruar edhe në vitin 2013, por atë kohë ai zgjodhi të kalonte nga Lyon tek Monaco.

Më vonë në vitin 2015, Anthony Martial u soll në “Old Trafford” nga trajneri holandez Louis van Gaal për 36 milionë funte, por sot Man.United kërkon gati dyfishin e asaj shifre, nëse vendos ta shes francezin.

Përndryshe për Martial përveç Juventus, po kërkohet edhe nga ekipe tjera të Serie A, Inter e Roma. /Insporti.com

-->