Juventus shumë afër “bomberit” të PSG

Futboll 22 Prill 2021 17:12

Kampioni në fuqi i Italisë, Juventusi, është i vendosur ta transferoj sulmuesin argjentinas Mauro Icardi gjatë kësaj vere.

Sipas gazetës italiane “Calciomercato” Juventusi tashmë i ka dërguar ofertë skuadrës së Paris Saint-Germainit. Mësohet se Juventusi ka ofruar rreth 50 milionë euro, aq sa po kërkon ekipi francez për ta lënë të lirë Icardin në fund të këtij edicioni pasi sulmuesi argjentinas nuk bën pjesë në planet e trajnerit Mauricio Pochettino.

PSG Negotiates a €13M Discount With Inter Milan For Icardi - PSG Talk

Icardi ka kohë që ka qenë i lidhur me një kalim eventual te Juventusi dhe oferta e ekipit nga Serie A, pritet të pranohet nga PSG-ja. Icardi, te Juventusi po shihet si përforcim i rëndësishëm për sulmin pasi skuadra e Pirlos ka qaluar këtë edicion në Serie A.

28-vjeçari është paraqitur në 26 ndeshje për PSG ku ka shënuar 18 gola. /Insporti.com/

-->