Juventus – Tottenham, notat e lojtarëve

Futboll 14 Shkurt 2018 08:36

Në ndeshjen e parë të 1/8 së finales në Champions League ndërmjet Juventus e Tottenham, rezultati ishte i barabartë, përkundër që “Zonja e Vjetër” kishte epërsin prej dy golave qysh në fillim të ndeshjes.

Normalisht që pas takimit janë vlerësuar edhe lojtarët e kësaj përballjeje, ku Gonzalo Higuain ka marrë notën më të lartë 8.6 në përgjithësi nga lojtarët e dy ekipeve.
Tek Juventus vërehet se faza e mbrojtjes ka notat më të ulëta, ku portieri Buffon pas gabimit tek goli i dytë, ka marrë notën më të ulët, vetëm 5.5.

Në tjetrën anë, tek Tottenham situatë pak a shumë e njëjtë, vetëm se patëm dy lojtarë me nota mbi 8, si sulmuesi dhe realizatori i golit të parë të “Spurs”, Harry Kane me 8.2 dhe danezi Christian Eriksen, i cili ishte fantastik në këtë përballje e madje shënoi golin e barazimit dhe u vlerësua me 8.1.

Më poshtë mund të shihni listën e plotë të lojtarëve dhe cilësimet e paraqitjes së tyre. /Insporti.com

 

-->