Juventusi dhe Torino ndahen baras në “Derby della Mole”

Juventusi dhe Tonino luajtën baras me rezultat 1-1 në kuadër të javës së 26-të të Serie A.
Juventusi e nisi ndeshjen më mirë, duke rrezikuar që në minutën e 11-të me Adrien Rabiot që gjuajti ngjitur me shtyllën.
Por vetëm dy minuta më pas erdhi goli, kur Mattijs de Ligt u gjend më së miri në zonë dhe me kokë shënoi për 1-0.
Pas golit nuk kishte më raste të mira dhe Zonja e Vjetër shkoi në pushim me epërsi.
Pjesa e dytë nisi më mirë për ‘granatën’, që rrezikuan të parët me Rolando Mandragoran në minutën e 50-të.
Por pas disa minutash loja e mirë iu konkretizua me gol.
Andrea Belotti gjuajti bukur me një gjysmë-volej për të shënuar për 1-1.
Deri në fund të dy skuadrat rrezikuan, por që rastet e mira të qind për qindta munguan.
Juventusi mbetet në pozitën e katërt me 47 pikë.