Juventusi e mbyll sezonin me 5 ndeshje me radhë pa fitore

Futboll 26 Maj 2019 20:46

Juventusi e ka mbyllur sezonin me humbje, pasi u mund 2-0 në udhëtim te Sampdoria. Kjo ishte ndeshja e pestë me radhë në 5 xhirot e fundit që Juve s’di për fitore (3 barazime, 2 humbje).

I ka ardhur fundi edhe Serisë A, ashtu si pothuajse gjitha ligave në Evropë. Juve, pa Cristiano Ronaldo në në skuadër – që ka nisur më herët pushimet, e përfundoi sezonin me humbje.

“Zonja e Vjetër” humbi 2-0 në udhëtim te Sampdoria me dy gola të shpejtë në fund të ndeshjes, Gregoire Defrel në minutën e 84’, dhe Gianluca Caprari 90’.

Juve, që fitoi titullin e tetë me radhë të Serie A, e mbylli sezonin me 90 pikë. Në 38 xhiro, Juve mori 28 fitore, 6 barazime dhe 4 humbje. “Zonja e Vjetër” ka shënuar 70 gola, derisa ka pranuar 31.