Juventusi e merr këtë vendim për personin më të rrezikuar nga koronavirusi te klubi

Futboll 19 Mars 2020 09:45

Deri më tani Juventus ka konfirmuar dy futbollistë të prekur nga Covid-19. Fillimisht ishte Daniele Rugani, i cili ishte ndër të parët futbollist që rezultoi poztiv me këtë virus. Ndërsa i dyti ishte mesfushori francez, Blaise Matuidi.

Klubi torinez urdhëroi lojtarët dhe stafin e tyre të izolohen javën e kaluar dhe është raportuar se kujdes i veçantë i është dhënë trajnerit Maurizio Sarri.

Të qenit duhanpirës i rregullt dhe kronik e vë Sarrin nën një rrezik të shtuar, dhe thuhet se ai i pi deri në 60 cigare në ditë.

Prandaj ekziton ky shqetësim për ish-trajnerin e Chelseat, pasi ata me probleme të mushkërive dhe çështje të tjera shëndetësore mund të përballen me vështirësi më të mëdha në shërim.

Kujtojmë që Sarri gjithashtu vuajti nga pneumonia në fillimin e sezonit 2019/20.

-->