Juventusi e merr vendimin përfundimtar për Higuainin

Futboll 22 Korrik 2019 11:30

Juventusi ende po mendon ta shesë Gonzalo Higuanin, edhe pse sulmuesi argjentinasi pati një paraqitje të mirë në humbjen 3:2 kundër Tottenhamit në International Champions Cup të dielën.

Higuain u fut në lojë në pjesën e dytë dhe pati ndikim të menjëhershëm duke shënuar njërin nga dy golat e Juves.

Pas ndeshjes, trajneri Maurizio Sarri lavdëroi atë për lojën dhe për qasjen në stërvitje.

31-vjeçari po ashtu e barti edhe shiritin e kapitenit gjatë kësaj ndeshje mbresëlënëse nga ana e tij.

Megjithatë, Gazzetta dello Sport shkruan se kjo nuk ia ka ndryshuar atij fatin dhe se ai mbetet në planin e largimeve nga Juventusi.

Ndër skuadrat më të interesuara për të deri më tani është Roma.