Juventusi e mund Interin pas penalltive, shkëlqeu Buffoni

Futboll 24 Korrik 2019 15:48

Juventusi e ka mundur pas penalltive Interin, në kuadër të ndeshjes miqësore në ‘International Champions Cup’.

Skuadra e Sarrit e mundi pas penalltive atë të Contes, pasi 90 minutat e ndeshjes përfunduan me rezultat të barabartë, 1:1, transmeton Insporti

De Ligt në pjesën e parë shënoi autogol për t’i dhënë epërsinë Interit, kurse Ronaldo barazoi në pjesë të dytë për Juventusin.

Në penallti, ‘Biankonerët’ u treguan më të mirë, duke triumfuar pas 6 gjuajtjeve.

Buffon shkëlqeu në ekzekutimin e 11-metërshave, duke pritur 3 penallti, për fitoren 4:3 të Juventusit në penallti. /Insporti.com/