Juventusi e zbulon të vërtetën për mungesën e Ronaldos

Futboll 31 Gusht 2018 09:34

Cristiano Ronaldo nuk ishte në ceremoninë e UEFA-s për arsye personale. Kështu thotë drejtori i “Zonjës së Vjetër”, Beppe Marotta.

Ai zbuloi se CR7 i kishte njoftuar ata se nuk do të shkojë në Monaco vetëm në mëngjesin e së enjtes, vendim që Juve e ka respektuar.

Ronaldo ishte në garë për më të mirin e vitit dhe sulmuesin më të mirë nga UEFA, të fundit e rrëmbeu, por jo edhe atë të futbollistit më të mirë – që shkoi për Luka Modricin.

“Mund të them se ishte vendim personal për të mos ardhur dhe e bëri të qartë më herët gjatë ditës”, u shpreh mbrëmë Marotta.

“Ne donim ta respektojmë këtë vendim. Gjithashtu jemi të shqetësuar dhe shumë të zhgënjyer që ai nuk e fitoi çmimin. Kjo është për paraqitje në Champions League e jo në Kupën e Botës, andaj Ronaldo e meritonte atë”, shtoi ai.

“Nuk dua të përzihem në vendimin e jurisë, por nëse unë do të kisha votuar, do ta kisha bërë për Ronaldo. Nuk e them sepse është lojtari ynë, por e them si futboll-dashës”. /Insporti.com/

-->