Juventusi futet në garë për yllin e Tottenhamit

Futboll 16 Qershor 2019 20:11

Juventusi ka hyrë në garë për mbrojtësin e djathtë të Tottenhamit, Kieran Trippier.

Sidoqoftë, çdo lëvizje e mundshme e anglezit drejt klubit italian do të varej nga e ardhmja e Joao Cancelos, i cili po kërkohet nga Manchester City.

E përditshmja angleze “Daily Mail” shkruan se Manchester City është i gatshëm ta blejë portugezin për 45 milionë funte.

Nëse arrihet kjo marrëveshje, atëherë Juventusi do të kërkojë transferimin prej 30 milionë funtesh të Trippierit.

Momentalisht reprezentuesi anglez është duke u kërkuar edhe nga Napoli dhe Atletico Madridi.