Juventusi i ofron Arsenalit shkëmbim me Xhakën

Futboll 22 Shtator 2021 13:20

Edhe pse Arsenali nuk e liroi të shkojë drejt Italisë te Roma gjatë afatit kalimtar të verës, Granit Xhaka vazhdon të përflitet për një kalim të mundshëm në Serie A.

Emri i mesfushorit shqiptar tani po ndërlidhet me gjigantin italian, Juventusin. Mediat angleze raportojnë se klubi më i trofeshëm italian tashmë e ka përgatitur një ofertë për klubin anglez. Thuhet se italianët kanë bërë gati një plan shkëmbimi.

Bëhet e ditur se Juventusi dëshiron që ta transferojë Xhakën në Serie A duke ia ofruar Arsenalit mesfushorin amerikan, Weston McKennie, transmeton Gazeta Express.

Trajneri i Juventusit, Massimiliano Allegri nuk është i dhënë pas amerikanit, ndërsa Xhakën e sheh si një përforcim ideal për qendrën e mesfushës.

Xhaka ishte pranë transferimit te Roma gjatë afatit kalimtar të verës, por Arsenali refuzoi ofertën e ekipit nga Serie A, sidomos pas paraqitjeve fantastike të yllit shqiptar në Kampionatin Evropian me Zvicrën. .

28-vjeçari së fundi ka firmosur kontratë të re me Arsenalin, e cila do ta mbajë në klub deri në vitin 2024.

-->