Juventusi i ofron kontratë të re Ronaldos

Futboll 30 Qershor 2021 11:51

Ylli portugez Cristiano Ronaldo mund të mbetet pjesë e Juventusit përtej verës së vitit të ardhshëm kur edhe i skadon kontrata aktuale me ekipin italian.

Mediumet italiane kanë raportuar të mërkurën se drejtuesit e Juventusit, i kanë ofruar Ronaldos kontratë të re, që skadon në qershorin e vitit 2023 dhe janë në pritje të përgjigjes së portugezit.

Ronaldo 36-vjeçar është pjesë e Juventusit prej vitit 2018 kur iu bashkua nga Real Madridi dhe ka një pagë vjetore prej 31 milionë eurosh.

Ai ditë më parë, u eliminua me Portugalinë në 1/8 e finales të “Euro 2020” pas humbjes nga Belgjika. Në Evropian, Ronaldo realizoi pesë gola në katër paraqitje.

-->