Juventusi i vendosur për Pogban

Futboll 08 Nëntor 2019 15:56

Kampioni i Serie A, Juventusi është i vendosur për ta kthyer në radhët e veta mesfushorin francez Paul Pogba.

E përditshmja italiane “Tuttosport” ka raportuar të premten se Juventusi po synon transferimin e Pogbas në janar apo në fund të këtij edicioni.

Për të realizuar këtë plan, Juventusi tashmë ka kontaktuar Manchester Unitedin, duke i ofruar hiq më pak se 120 milionë euro dëmshpërblim.

Pogba më herët ka deklaruar se dëshiron të largohet te Manchester Unitedi kurse te Juventusi ka luajtur katër vite (2012-2016), duke i fituar po aq tituj kampioni.

26-vjeçari, këtë edicion ka gjashtë paraqitje te Manchesteri, ekip më të cilin ka kontratë deri në verën e vitit 2021.