Juventusi kryen punën me këtë futbollistë

Futboll 03 Maj 2019 11:36

Aaron Ramsey është blerja e parë e Juventusit për afatin kalimtarë të kësaj vere, por jo e vetmja.

Kampionët e Italisë kanë filluar prej disa kohësh që të kërkojnë lojtarë të rëndësishëm për sezonin e ardhshëm.

Emri i dytë që do t’i bashkohet “zonjës së vjetër”, do të jetë Romero nga skuadra e Genoas.

Konfirmimi ka ardhur nga vetë presidenti i Genoas.

“E dini të gjithë se bisedimet janë në fazë të avancuar, Romero do të shkojë te Juventusi. Shitja e Piatek dhe Romero do të rregullojnë llogaritë e klubit. Shitja e Piatek nga pikëpamja e skuadrës, është një zgjedhje e zgjuar”, deklaroi Preziosi.

Mbrojtësi argjentinas, prej disa ditësh ka mbushur 21 vjeç, do të përforcojë repartin e mbrojtjes  në ekipin e Allegrit për sezonin 2019-2020./Insporti