Juventusi mund të firmos me Pochettinon falas – Ja mënyra e vetme

Futboll 25 Maj 2019 18:45

Juventusi është duke kërkuar një trajner të ri pasi që Allegri në fund të këtij edicioni do të largohet.

Italianët janë të interesuar për Mauricio Pochettino, që ta kenë si menaxherin e tyre të ardhshëm të cilin mund ta marrin pa asnjë centë.

‘Gazzetta dello’ Sport deklaron se vizita e Fabio Paratici në Londër kohët e fundit e pa atë të takohej me vëllain e Pochettinos pasi donte të merrte një siguri për argjentinasin.

Pavarësisht se Pochettino ka pretenduar se ai i konsideron ‘Spurs’ si klubin më të madh në botë dhe se si ai dëshiron të vazhdojë me gjigantët e Londrës – ka ende një shans që ai mund të largohet.

Raporti thotë se ka një klauzolë në kontratën e tij – e cila thotë se nëse ‘Spurs’ fitojnë Ligën e Kampionëve – Pochettino mund të largohet nga klubi falas.

Por nëse kjo nuk arrihet, skuadra e Tottenhamit do të kërkojë 30 milionë euro për ta lënë atë të largohet sepse kjo është klauzola e tij aktuale./Insporti