Juventusi nuk ndalet, pas Arthurit transferon edhe yllin e Bayern Munchenit?

Futboll 30 Qershor 2020 15:00

Klubi i Juventusit vazhdon të jetë në merkato, ku pas zyrtarizimit të Arthur Melos nga Barcelona, tashmë bardhezinjtë janë fokusuar në repartin e mbrojtjes. Bëhet fjalë për anësorin e Bayern Munchen, David Alaba, i cili me shumë mundësi do të largohet nga bavarezët në fund të sezonit.

Sipas raportimit të “RAI”, drejtuesit e Juves e kanë shtuar interesimin për yllin e kombëtares austriake, pasi e konsiderojnë Alabën si përforcimin e duhur për mbrojtjen. Ky i fundit është në kontratë me Bayernin deri në vitin 2021 dhe deri më tani nuk ka asnjë tentativë nga gjermanët për rinovimin e kontratës.

Edhe vetë lojtari mesa duket nuk e mendon më qëndrimin në Bundesligë dhe kërkon një aventurën të re. Gjithsesi deri më tani këto janë vetëm zëra merkatoje dhe gjithçka pritet për t’i zbuluar në ditët në vijim.

-->