Juventusi ofron 90 milionë euro për yllin e Real Madridit

Futboll 01 Prill 2019 10:21

Mbrojtësi francez, Raphael Varane, është duke menduar largimin nga Real Madrid.

Sipas mediave spanjolle, kampioni i botës me Francën ka shprehur vullnetin për t’u larguar nga klubi madrilen, pasi dëshiron sfida të reja në karrierë.

Interesimi për shërbimet e Varane nuk mungon, dhe tashmë kampioni italian, Juventus, është duke menduar të bëjë një ofertë.

 

‘Zonja e Vjetër’ e dëshiron transferimin e mbrojtësit francez, që shihet si zëvendësues i Giorgio Chiellinit.

Varane është në kërkim të një aventure të re, ndërsa Real Madrid po refuzon shitjen e tij.

Torinasit duhet t’i paguajnë rreth 90 milionë euro për t’i marrë shërbimet e francezit.

Juventus ishte në garë edhe për Matthijs de Ligt, por ky i fundit po e dëshiron kalimin te Barcelona. /Insporti.com/