Juventusi pëson humbje në shtëpi Benevento

Futboll 21 Mars 2021 16:59

Juventusi është mposhtur në shtëpi nga Benevento në kuadër të Serie A, shkruan Insporti.com.

Ndeshja e javës së 28-të kampionale në Serie A ka përfunduar me rezultat minimal 0:1 për mysafirët.

Goli i vetëm i përballjes u shënua në minutën e 69-të me anë të Gaich që realizoi pas një gabimi në mbrojtjen e “Zonjës së Vjetër”.

Mesfushori me prejardhje shqiptare, Përparim Hetemaj ishte në fushë nga minuta e parë, por u zëvendësua në minutën 83.

Me këtë disfatë, Juventusi ndodhet në vendin e tretë me 55 pikë, dhjetë më pak se Interi që është lider.

Benevento ka bërë hap të madhe në luftë për mbijetesë me këtë fitore, pasi zë vendin e 16-të me 29 të tilla.

-->