Juventusi premton goditjen e shekullit

Futboll 14 Mars 2019 11:16

Fitorja e thellë 3:0 ndaj Atletico Madridit ka bërë që Juventusi të rigjejë entuziazmin dhe sidomos t’u përgjigjet fort valës së kritikave që kishin rrethuar bardhezinjtë menjëherë pas humbjes 2-0 në “Wanda Metropolitano”. Spanjollët u çmontuan në Torino dhe falë një super Ronaldo, që kaloi një mbrëmje magjike, tashmë nuk kanë frikë asnjë kundërshtar.

Festa ka qenë e gjitha bardhezi në Torino dhe urimet kanë ardhur nga kundërshtarët. Në këtë “dallgë” entuziazmi dhe lumturie, Fabbio Paratici, drejtori sportiv bardhezi, sakaq, i ngacmuar nga tifozët, në darkën e zhvilluar pas fitores dhe kualifikimit, ka lëshuar një fjali që sipas “Tuttosport” është domethënëse. “Do të bëj çmos që të marr Mbappen!”. Ajo që dikur ishte një utopi, sot është më shumë se sa e realizueshme dhe jo vetëm një ëndërr.