Juventusi prezanton Arthurin, Messi ishte kundër këtij transferimi – shikoni çfarë kishte thënë argjentinasi

Futboll 29 Qershor 2020 23:07

Juventusi ka zyrtarizuar pas Barcelonës transferimin e Arthur Melo për 72 milionë euro të pagueshme në 4 këste.

Vlera mund të rritet edhe me 10 milionë euro në formë bonusi në rast se arrihen kushtet e paravendosura në kontratën mes dy klubeve.

Arthur ka firmosur për 5 vite me bardhezinjtë me një rrogë prej 5 milionë eurosh në sezon, deri në 30 qershor 2025. Ndërkaq, Pjanic u shit te Barcelona për 60 mln euro dhe 5 milionë bonuse.

Por, një video që po qarkullon së fundmi (e vitit 2018) tregon Lionel Messin që flet për blerjet e reja të Barcelonas në atë moment dhe argjentinasi do të deklaronte se “nga të gjithë ata të rinj që kanë ardhur do të zgjidhja Arthur. Edhe pse, janë të gjithë të mirë. Por, ai më pëlqen më shumë”.

-->